
Barcelona fitore spektakolare me përmbysje ndaj Atletico Madridit
👁1577
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 23:10
Barcelona merr një fitore të madhe 2-4 me përmbysje ndaj Atletico Madrid, në supersfidën e La Liga. Alvarez ndezi festën për Los Colchoneros në pjesën e parë, me golin e tij në minutën e 45-të.
Sorloth dyfishoi shifrat në të 70-tën, por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre. Leëandoëski rihapi llogaritë, ndërsa Torres vendosi ekuilibrat.
Yamal, në të 90-tën, dërgoi topin pas shpinës së Oblak. Spektakli i Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi Torres kompletoi dopietën. Ekipi i Flick shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e parë.
Burimi