B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit në Turqi

B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit në Turqi

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana.Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për vizionin dhe vëllazërinë ndërsa thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar. Veliaj shton se rrjeti B40 ka forcuar edhe më tej lidhjet në rajon si dhe ka rritur solidaritetin mes qyteteve.“Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu – kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40.
Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj”, shkruan Veliaj.

A quick day in Turkey to see my friend and mentor @imamoglu_int – the tireless mayor of Istanbul and founder of the Balkan Mayors network @b40_network 🇦🇱❤️🇹🇷
We have expanded the network, strengthened ties in the region and increased intra-city solidarity – that’s the spirit!… pic.twitter.com/5fd6XQCZ92
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 7, 2024
Burimi