
Atmosferë fantastike te Anglia, Tuchel përqafon lojtarët në grumbullim (FOTO LAJM)
👁686
Sporti E Martë, 18 Mars 2025 11:11
Atmosfera te kombëtarja angleze është pozitive në prag të sfidës me Shqipërinë. Trajneri Thomas Tuchel ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për duelin e së premtes, për të nisur edhe zyrtarisht eksperiencën nën drejtimin e “Tre luanëve”.
Strategu i ri i Anglisë ka përqafuar dy prurjet e reja Dan Burn dhe Lews-Skellyu, duke i dhënë një përqafim pasi mbërriutën në St George’s Park. Anglia luan të premten me Shqipërinë dhe të hënën e ardhshme me Letoninë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
Kishte gjithashtu fytyra të vjetra si Jordan Henderson dhe Marcus Rashford, të dy u lanë jashtë skuadrës së Gareth Southgate për Euro 2024, verën e kaluar.
Burimi