Asllani: Luajmë me zemër ndaj Anglisë, shokët tek Interi më thanë se do pësonim 6-7 gola

Asllani: Luajmë me zemër ndaj Anglisë, shokët tek Interi më thanë se do pësonim 6-7 gola

Sporti E Martë, 18 Mars 2025 13:04
Disa ditë përpara super sfidës Angli-Shqipëri, futbollisti i Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani thotë se janë të përgatitur për të luajtur me zemër në Wembley. Në konferencën për shtyp nga “Shtëpia e Futbollit”, Asllani tha se Anglia është një ekip i fortë, megjithatë u shpreh se ndeshja fillon barazim dhe do të luajnë për fitore.
“Do të luajmë si ekip me shpirt e me zemër siç kemi luajtur. Ndeshja fillon 0-0, nuk i dihet, të gjithë thonë që Anglia do fitojë, kur hyn në fushë hyn për fitore”.

Asllani tregon se sfida me Anglinë, është bërë objekt diskutimi edhe me shokët te ekipi i Interit, ku i kanë thënë se Shqipëria do të pësojë 6-7 gola.
“Janë tallur të gjithë, kanë thënë do pësoni 6-7 gola e do ikni në shtëpi”.
Kristjan Asllani shprehet besimplotë se disfata e 4 viteve më parë ndaj Anglisë që shënuan 5 gola ndaj kuqezinjve pjesën e parë, nuk do të përsëritet.
“Do hyjmë në fushë nga minuta e parë dhe do luftojmë, e dimë që ata do na sulmojnë fort dhe do luajmë siç kemi luajtur ndeshjet para Europianit. Skuadra është e fokusuar sepse tani fillojnë gjërat re vërteta, do jetë e vështirë. I presim tifozët se na duhen, i falenderoj tifozët që kanë ardhur në Europuan. Shpresoj të na vijnë edhe sa më shumë tifozë këtu sepse të gjithë kemi nevojë”, u shpreh Kristjan Asllani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente