
Ashpërsohet kodi i veshjes për gratë në shtetin me shumicë myslimane
Sipas urdhrave të rinj, gratë që punojnë në Ashgabat nuk mund të vishen si të duan.Gra të reja në Ashgabat të veshura me fustane tradicionale. Fotografi e majit 2017. Foto:ShutterstockKur një grua e pamartuar turkmene e ka kuptuar se duhet të vendosë shami të verdhë koke për të punuar në Ashgabat, shefat e saj vetëm i kanë ngritur supet dhe i kanë thënë se urdhri ka ardhur “prej lart”.Urdhri për gratë e reja është bërë publik në fillim të marsit, bashkë me kërkesën që gratë e martuara të shkojnë në punë me fustane me ngjyrë të verdhë. Ato që nuk e respektojnë këtë urdhër, janë paralajmëruar se do të përjashtohen.Këto rregulla të lidhura me estetikën janë të fundit në listën e gjatë të kërkesave në Turkmenistan, që nuk kanë bazë ligjore, por bartin pasoja të rënda nëse injorohen.
Makinat në Turkmenistan, sidomos në kryeqytetin Ashgabat, duhet të jenë me ngjyrë të bardhë, apo të bardhë të zbehtë, kondensatorët e klimave janë larguar prej ndërtesave, dhe gratë duhet të vishen me fustane tradicionale.Burrat e rinj duhet të jenë me fytyra të rruara për shkak të ndalesës për mjekra, e cila vlen edhe për disa vende të Azisë Qendrore.“Këto ‘rregullore’ nuk bazohen në dokumente ligjore”, ka thënë Slavomir Horak, ekspert për Azinë Qendrore në Universitetin e Karlit në Pragë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.“Shpesh janë të bazuara në ‘rekomandime’ të presidentit, apo të ndonjë anëtari të familjes së presidentit”.Turkmenistani është udhëhequr prej presidentit Serdar Berdymukhammedov prej marsit të vitit 2022.Në ditën e votimit, ky politikan është parë duke arritur në qendrën e votimit me një makinë me targën 72 97.Ai është shpallur më vonë fitues i zgjedhjeve presidenciale me 72.97 për qind të votave.Serdari, 43-vjeçar, është djali i ish-presidentit, Gurbanguly Berdymukhammedov, i cili ka qenë në pushtet në periudhën 2006-2022, dhe që besohet se vazhdon të ketë fjalën e fundit në këtë shtet.Horak ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në rastin e ndalesës de facto në pajisjet satelitore, Gurbanguly Berdymukhammedov ka deklaruar publikisht se këto pajisje “kanë shkatërruar fytyrën e qytetit”.Për policinë, kjo fjali ka mjaftuar që “zyrtarët ta kuptojnë si urdhër”, ka thënë Horak.Vendimi për shaminë e kokës, që është vetëm njëri prej urdhrave që lidhet me pamjen e grave, ka nxitur reagime të ashpra, por vetëm në rrafshin privat.“Kur do të përfundojë kjo? Kur do të marrë fund poshtërimi i dinjitetit të gruas?” ka thënë një grua turkmene për Shërbimin turkmen të Radios Evropa e Lirë, duke folur në kushte anonimiteti, për arsye të sigurisë.Paraprakisht, grave që punojnë në sektorin shtetëror u është ndaluar përdorimi i grimit, veshjet e ngushta, apo ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të bardhë.Sindikata e Grave të Turkmenistanit nuk u është përgjigjur kërkesave të Shërbimit turkmen të Radios Evropa e Lirë për vendimin e fundit për pamjen fizike.Horak beson se këta urdhra në Turkmenistan janë pjesë e trashëgimisë së periudhës sovjetike në këtë shtet, por edhe e asaj që ka lënë mbrapa presidenti i parë i shtetit, Saparmurat Niyazov, i cili ka vdekur më 2006.Megjithatë, sipas akademikut, kulmi është prekur gjatë dinastisë së Berdymukhammedovit.Deri më tani, të gjithë vetëm mund të spekulojnë pse janë zgjedhur disa ngjyra për veshjet e grave. Disa besojnë se është për shkak të preferencës që ka gruaja dhe motrat e Gurbanguly Berdymukhammedovit për ngjyrën e verdhë.Vëzhguesit thonë se prej kur Serdar Berdymukhammedov është ngjitur në pushtet tre vjet më parë, janë vërejtur disa ndryshime të vogla pozitive në Turkmenistan, përfshirë gatishmërinë për të adresuar çështje sikurse puna e detyrueshme në industrinë e pambukut, dhe publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë.Megjithatë, shteti vazhdon të jetë ndër më të korruptuarit dhe më autoritarët në botë, në të cilin ka varfëri të madhe.Ndonëse është vështirë që të fitohet qasje në të dhëna, mesatarja që fiton një qytet në këtë shtet të pasur me naftë është 2.40 dollarë në ditë, më pak se çereku i asaj që fitojnë banorët në Kazakistanin fqinj.
Përgatiti: Krenare Cubolli/ REL
Burimi