
Asani shkëlqen me dopietë në Championsin e Azisë, një prej tyre është “perlë” (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 12 Mars 2025 14:41
Jasir Asani ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Gëangju në Ligën e Kampioneve të Azisë ndaj Vissel Kobe. Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-0 të Gëangju, me Jasir Asanin që realizoi të dytin e ndeshjes me penallti në minutën e 85-të.
Megjithatë, shqiptari i mahniti të gjithë me një “perlë” te realizuar në minutën e 118-të. Asani lëshoi një gjuajtje të bukur na jashtë zone dhe e ndali në këndin më të lartë të portës.
Një supergol i shqiptarit, që i siguroi kualifikimin Gwangju dhe bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium. Asani duket në formë të jashtëzakonshme, në prag të grumbullimit me Shqipërinë, për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Two things are a constant ..
1️⃣ Drama at #ACLElite2️⃣ Jasir Asani delivering for Gwangju #GWAvVIS pic.twitter.com/LIIJOhh2CU
— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) March 12, 2025
Burimi