
As gola dhe as fitues në Ballsh mes Bylisit dhe Laçit
👁1294
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 17:22
Nuk ka gola dhe fitues sfida e luajtur në “Adush Muça” mes Bylisit dhe Laçit. Të dyja skuadrat ndiejnë presionin e renditjes dhe ndonëse mundohen që të gjejnë rrugën e rrjetës, nuk kalojnë në aventurë, pasi e kuptojnë se gabimet kushtojnë shumë në këtë pikë të sezonit.
Rastet për shënim janë të pakta, me dy skuadrat që luftojnë, duke mos lënë shumë hapësira në fushë. Laçi ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Bylisi 32 pikë.
Me fitoren e Skënderbeut në Shkodër ditën e djeshme gara për mbijetesë në Abissnet Superiore është më e hapur se kurrë.
Burimi