![Armëpushimi, Hamasi liron 3 pengjet në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/armepushimi-hamasi-liron-3-pengjet-ne-kembim-te-183-te-burgosurve-palestineze_67a754d69951b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Armëpushimi, Hamasi liron 3 pengjet në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë
Bota E Shtunë, 8 Shkurt 2025 13:49
Hamasi ka liruar tre pengjet e radhës izraelitë. Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levy, të cilët u morën peng më 7 tetor të 2023 u liruan ditën e sotme nga grupi militant.
Tre burrat u vunë përballë një turme në Deir al-Balah, Gazën qendrore dhe në qendrëne vëmendjes së mediave të botës përpara se t’i dorëzoheshin Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Sharabi u kap nga Kibbutz Beeri, një fermë komunale që ishte një nga vendet më të goditura në sulmin e Hamasit. Gruaja e tij, Lianne, dhe vajzat e tij adoleshente u vranë nga militantët.
Ben Ami, baba i tre fëmijëve, u mor peng nga i njëjta komunitet, ku ai punonte si kontabilist. Gruaja e tij, e cila gjithashtu u kap, u lirohet gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor 2023.
Levi, programues kompjuterash nga qyteti i Rishon Lezion, u tërhoq nga militantët nga një strehë bombash afër festivalit të muzikës Nova në jug të Izraelit. Gruaja e tij u vra gjatë sulmit.
Në këmbim, Izraeli thotë se do të lirojë 183 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
Kushtet e fazës së parë të marrëveshjes që zgjat gjashtë javë kërkojnë që Hamasi të lirojë gradualisht një total prej 33 pengjesh izraelite në këmbim të rreth 1,900 të burgosurve palestinezë.
Burimi