Arbër Hajdari “Qytetar Nderi”, komuna e Dibrës vlerëson drejtuesin e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’

Arbër Hajdari “Qytetar Nderi”, komuna e Dibrës vlerëson drejtuesin e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’

Arbër Hajdari, një nga figurat publike më të njohura të  përkushtuar ndaj humanizmit, është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në Maqedoninë e Veriut. Në një ditë të veçantë për Dibrën, kur u inaugurua përfundimisht Rruga e Arbrit, u festua Dita e Verës, si dhe në një muaj të shenjtë Ramazani, u zgjodh të nderohet kontributi i tij në ndihmë të mijëra familjeve shqiptare.
Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka, thotë: “Dibra ka një arsye më shumë për të festuar, jo vetëm që u hap tuneli i Murrizit, por sot nderojmë një njeri që ka bërë ndryshim të madh për njerëzit në nevojë. Arbër Hajdari nuk është vetëm një emër por simbol i solidaritetit, ndihmës dhe besimit se së bashku mund të bëjmë më shumë për njëri tjetrin”.

Veprimtaria e Arbër Hajdarit përmes Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” me misionin për të ndryshuar vullnetarisht jetët e njerëzve në nevojë duke sjell shpresë për ta, u vlerësua në një ceremoni emocionuese të mbushur me mirënjohje në Dibër, por ky nuk është çmimi i vetëm që meriton sipas të ftuarve.
Të shumtë ishin personalitetet të cilët e cilësuan Arbërin frymëzim dhe modelin e munguar për të rinjtë anembanë shqiptarisë.
Në fjalën e tij, Arbër Hajdari u shpreh: “Marrja e titullit si qytetar nderi i komunës Dibër është nder i jashtëzakonshëm. Jo vetëm për mua si individ, por për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e të mirës dhe solidaritetit. Ky çmim sot nuk më përket vetëm mua, por edhe atyre njerëzve të ndershëm që na kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tonë. Nëpërmjet punës sonë me Fundjavë Ndryshe kam pasur privilegjin të shoh me sytë e mi fuqinë e jashtëzakonshme të solidaritetit. Kur njerëzit bashkohen, mrekullitë ndodhin!”.
“Faleminderit nga zemra Komunës së Dibrës për këtë vlerësim të veçantë! 🙌 Ky nder i përket të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së mirës dhe që na kanë mbështetur në çdo hap. 💙”, shtoi sot në një koment në rrjetet sociale Arbër Hajdari.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente