![Arbana dhe Eduarti flasin tek Rama për lidhjen e tyre: Në fillim nuk kemi pasur ndonjë raport, por më…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/arbana-dhe-eduarti-flasin-tek-rama-per-lidhjen-e-tyre-ne-fillim-nuk-kemi-pasur-ndonje-raport-por-me_667700c407664.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Arbana dhe Eduarti flasin tek Rama për lidhjen e tyre: Në fillim nuk kemi pasur ndonjë raport, por më…
Çifti në jetë dhe në punë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, i cili i pyeti ndër të tjera për romancën e tyre. Ata treguan se nuk ishin në kërkim të një dashurie dhe se lidhja e tyre lindi dhe u rrit natyrshëm.
“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi pasur ndonjë raport. Pastaj, filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin”, u shpreh moderatorja.
Eduarti theksoi se kishte parë shumë vajza, por asnjë si Arbana. “Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën”, u shpreh ai.
Burimi