
Angli-Shqipëri në shifra, në këtë sfidë u vendos edhe një rekord
Shifrat tregojnë dominimin e Anglisë në stadiumin “Uembli” kundër Shqipërisë. “Tre luanët” e zotëruan topin në 71% të ndeshjes, kundrejt 29% të kuqezinjve. Portën e mbrojtur nga Strakosha në fillim, e Kastrati më pas e goditën 12 herë. Ndërsa gardiani Pikford u vu në provë vetëm 3 herë.
Skuadra e Tuhel ndërtoi 48 sulme gjatë takimit, kurse ajo e Silvinos 33. Përqindja e pasimeve të sakta ishte 94 kundrejt 83 të kuqezinjve.
Futbollistët anglezë realizuan ndërmjet tyre 800 pasime, kurse ata shqiptarë 257. Sa i përket rikuperimit të topave gjatë sfidës, ka barazi mes të dyja kombëtareve, me nga 28.
Futbollistët e Anglisë në total përshkuan 106 km, kurse djemtë e Silvinjos 1 km më pak. Me këtë fitore, tek Anglia u vendos një tjetër rekord, me Tuhel që bëhet trajneri i 11 i kombëtares që debuton me pa humbje.
Burimi