
Ancelotti kërcënon Federatën Spanjolle të Futbollit: Nuk luajmë më kurrë nëse …
👁1169
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 15:52
Real Madridi triumfoi dje ndaj Villarrealit në kampionat, ku u rikthye te fitorja 2-1 falë dygolëshit Mbappe.
Në fund të ndeshjes, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, vuri theksin në temën e rikuperimit fizik të skuadrës së tij, duke lëshuar një paralajmërim mjaft të qartë për Federatën Spanjolle: “Kjo është hera e fundit që do të luajmë një ndeshje me më pak se 72 orë pushim, nuk do të luajmë më kurrë. I kërkuam ligës të ndryshonte orën e ndeshjes dy herë dhe asgjë nuk ndodhi”, tha mes të tjerash tekniku.