
Albin Kurti shpreh solidaritet me Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçan
Një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë të vdekur të paktën 51 persona dhe duke lënduar mbi 100 të tjerë.
Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 1.500 persona.E për këtë tragjedi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.
I am deeply saddened to learn of the devastating loss of 51 lives in Kocani, North Macedonia, as a result of a tragic fire explosion in a nightclub. I express my deepest condolences to the families who lost their loved ones, as well as to the leaders and government of the…
— Albin Kurti (@albinkurti) March 16, 2025
Burimi