
30 agjentë në shërbimin e tyre/ Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret fëmijëve të Joe Biden
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka revokuar ditën e djeshme mbrojtjen nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden.
“Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara. Hunter dhe Ashley Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. 13 agjentët që kanë qenë në shërbim të tyre, do të hiqen nga lista”,- ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.
Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Presidentin Trump për detajet lidhur me çështjen e mbrojtjes nga Shërbimi Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi deklaroi se agjencia do të pajtohet me vendimin e presidentit. Në vitin 2024, Hunter Biden u dënua për shkelje tatimore dhe për fshehje të varësisë së tij ndaj drogës kur plotësoi dokumentet për të blerë një revole.
Trump dhe republikanët akuzuan gjithashtu Hunter Biden për tregti me ndikim dhe korrupsion në emër të babait të tij./Reuters
Burimi