
10 mijë veta në shesh, protestë për kryetarin e arrestuar
👁4716
Bota E Enjte, 20 Mars 2025 19:44
Mijëra qytetarë u mblodhën përpara bashkisë së Stambollit, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem İmamoğlu. Ai u ndalua gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
I akuzuar për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste, në kuadër të një goditjeje më të gjerë ndaj liderëve të opozitës.
Studentë dhe qytetarë nga çdo cep i Stambollit janë mbledhur jashtë bashkisë, duke shprehur mbështetjen e tyre.
Tubimi është shoqëruar me incidente, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e para të Ekrem Imamoglut pas arrestimit.
Burimi