Kodi i ri Penal/ Hoxhaj: Po vjen si një jetim, pa autorë dhe pa transparencë…

Kodi i ri Penal/ Hoxhaj: Po vjen si një jetim, pa autorë dhe pa transparencë…

I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të paradites, gazetari Edmond Hoxhaj, ngriti shqetësimin se ky dokument kaq i rëndësishëm po hartohet pa transparencë dhe pa përfshirjen e aktorëve kryesorë të drejtësisë dhe shoqërisë civile. Pavarësisht deklaratave për përfshirje institucionale, rezulton se as kreu i Gjykatës së Lartë, as Prokurori i Përgjithshëm, e madje as vetë Ministria e Drejtësisë nuk kanë qenë realisht pjesë e procesit të hartimit. Ky proces i errët ka bërë që drafti i ri i Kodit Penal të perceptohet si një dokument ‘jetim’, pa autor dhe me rrezik për liritë dhe të drejtat themelore,...