Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën. “Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon...