Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani është “YouTube”, me një mesatare mbresëlënëse prej mbi 510 milionë kërkimesh mujore në mbarë botën. Pas YouTube, në listën e fjalëve më të kërkuara renditet “Facebook”, me rreth 325 milionë kërkime mujore, ndërsa “Amazon” mban vendin e tretë me mbi 237 milionë kërkime. Këto platforma përfaqësojnë jo vetëm gjigantë teknologjikë, por edhe pjesë integrale të mënyrës se si komunikojmë, blejmë dhe konsumojmë përmbajtje në kohët moderne.
Burimi: Vizionplus.tv