Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kishin mbjellë kanabis në mes të fushës, dy të arrestuar në Krujë
Vijon plani operacional policor, anticannabis, i koduar “Koordinata”. Arrestohen në flagrancë autorët e 2 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Konkretisht: -u arrestua në flagrancë shtetasi Xhemal Ivani, 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike; -u arrestua në flagrancë Ali Kulla, 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret,...