Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët
Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin, u gjetën nga policia pas një operacioni kërkimi disa orësh. Një prej tyre kishte pësuar dëmtime të lehta pas një rënieje gjatë ecjes në terren. Falë ndërhyrjes së shpejtë, turistët u ndihmuan dhe tani ndodhen jashtë rrezikut. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të...