Khan Younis i zhdukur nga faqja e dheut! Satelitët zbulojnë përmasat e shkatërrimit

Khan Younis i zhdukur nga faqja e dheut! Satelitët zbulojnë përmasat e shkatërrimit

Pamjet satelitore të marra ditët e fundit tregojnë se ushtria izraelite ka shkatërruar pothuajse tërësisht qytetin Khan Younis dhe rrethinat e tij, një zonë prej 90 kilometrash katrorë në jug të Rripit të Gazës. Dëmet më të rënda janë regjistruar në Bani Suheila dhe Abasan al-Kabira, ku ndërtesat janë rrafshuar totalisht, ndërsa Khuza’a, që ishte dëmtuar në fillim të luftës, tani është zhdukur plotësisht. Sipas dëshmitarëve dhe analizave të imazheve ajrore, pjesa më e madhe e shkatërrimeve është kryer me mjete të rënda ndërtimi si buldozerë, në vend të sulmeve ajrore. Që nga përfundimi i armëpushimit në mars dhe nisja...