Këshilli i BE paralajmëron Vuçiç: Po ndjekim nga afër trajtimin e shqiptarëve në Serbi

Këshilli i BE paralajmëron Vuçiç: Po ndjekim nga afër trajtimin e shqiptarëve në Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”. Ai ka shtuar se “nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet...