Kërkuan ndryshim të rendit të ditës dhe debat për Vlora Hysenin, PS rrëzon kërkesën e PD

Kërkuan ndryshim të rendit të ditës dhe debat për Vlora Hysenin, PS rrëzon kërkesën e PD

TIRANË- Në nisje të seancës plenare, mazhoranca socialiste rreëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të diskutuar në lidhje me skandalin e Vlora Hysenit, e cila u la në arrest shtëpie dhe u shkarkua nga detyra e kryetares së SHISH. Pasi u rrëzua kërkesa e tyre, deputetët e opzitës bllokuan foltoren në shenjë revolte, deri sa kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu seancën me 10 minuta. Pak para nisjes së seancës PD depozitoi një kërkesë ku kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe debat me kryeministrin Rama për skandalin e SHISH.