Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, mbahet sot në GJKKO seanca për Metën
TIRANA- Ditën e sotme në ora 10:00 pritet të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Pak ditë më parë mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit. Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale. Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga...