Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe po drejtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Në përfaqësim të Prokurorisë së Posaçme është prokurori Alfred Shehu, i cili është në gatishmëri gjatë kësaj periudhe, pasi prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, nuk janë të pranishëm. Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, por ka dhënë pëlqimin që të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Mbetet për t'u parë nëse gjykata do të pranojë kërkesën e...