Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës
👁3681
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjysorit e shtyu për në datë 22 prill. Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë./