Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim narkotikësh, arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Janinë

Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim narkotikësh, arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Janinë

Një shtetas shqiptar 73-vjeç është ndaluar nga policia greke në qytetin e Janinës, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të moshuarit ekziston një urdhër arresti i lëshuar nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare që prej muajit korrik të vitit 2022. Ndalimi i tij është kryer nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale në Janinë. Autoritetet greke pritet ta ekstradojnë 73-vjeçarin drejt Shqipërisë.
Burimi: Sot.com.al