Kërkesat për dorëheqje? Rama: S’ma impononi dot me dhunë, jam i gatshëm të ulem e të dëgjoj (VIDEO)

Kërkesat për dorëheqje? Rama: S’ma impononi dot me dhunë, jam i gatshëm të ulem e të dëgjoj (VIDEO)

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kërkesave për dorëheqje, teksa prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës. Gjatë deklaratës për shtyp, Rama u shpreh se çdo qytetar që kërkon largimin e tij nga detyra ka të drejtën ta shprehë këtë qëndrim, ta promovojë dhe ta kthejë në protestë. Kreu i qeverisë përsëriti sërish gatishmërinë e tij për t'u ulur në dialog me këdo që dëshiron t’i parashtrojë kërkesat e tij. “Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Përkundrazi kjo paketë ka në frymën dhe rrymën e saj një të vërtetë shumë të thjeshtë. Liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e tjetrit  Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim,...