Kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin të miturit, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet! Në procedim babai dhe motra, penguan Policinë gjatë aksionit
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një 17-vjeçari, duke e kërcënuar me thikë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore. Ngjarja është kallëzuar më 20 tetor 2026 nga i mituri, i cili ka deklaruar se është sulmuar në rrugën “Hoxha Tasim” nga një person i panjohur në atë moment. Njoftimi i policisë: “Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e një familjeje, sqarojmë se: Më datë 20.10.2026, një shtetas i mitur, 17 vjeç, ka kallëzuar se, në rrugën “Hoxha Tasim”, një shtetas i panjohur, nën kërcënimin e një mjeti prerës(thikë), i kishte vjedhur me dhunë portofolin, duke i...
Burimi:
javanews.al