Kërcënohet gazetarja Alice Taylor
Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, ka denoncuar se ka marrë kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale nga persona të paidentifikuar. Pikërisht për këtë fakt të rëndë ka reaguar me urgjencë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke shprehur solidaritet të plotë me gazetaren dhe u ka kërkuar autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë së saj. Në reagimin e publikuar sot, UGSH kërkon zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës për kërcënimet. Unioni u bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë me seriozitet denoncimet e gazetarëve dhe të informojnë mbi ecurinë e hetimeve dhe rezultatet e tyre. Sipas Unionit, kërcënimet dhe sulmet përmes rrjeteve sociale, shpesh nga profile anonime, janë një fenomen që prek vazhdimisht gazetarët në Shqipëri. Në këtë kontekst,...
Burimi:
syri.net