Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari

Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari

Një kërcënim me bombë detyroi një fluturim të Austrian Airlines nga Izraeli për në Vjenë të bënte një ulje emergjente në Bullgari të dielën vonë nën eskortën e një avioni luftarak, raportuan mediat izraelite. Airbus A320, që operonte si fluturimi OS82 nga Tel Avivi, u ul shëndoshë e mirë në kryeqytetin Sofje me 51 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, sipas linjës ajrore. Mediat izraelite raportojnë se Austrian Airlines mori një paralajmërim nga një shtetas austriak që pretendonte se një bombë kishte në bordin e avionit pasi ai ishte nisur nga Izraeli. Personi që raportoi këtë kërcënim mësohet se nuk ishte në aeroplan. Pasagjerët thanë se ishin informuar për një kërcënim anonim me bombë që detyroi fluturimin të ndryshonte kurs. Midis atyre në...