Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”. Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi D. D., banues në Paskuqan. Automjeti ku u gjet trupi i tij rezulton në pronësi të vëllait. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 39-vjeçarit. Dyshimet e para janë se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.