“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci. Rama solli si shembull atë që e cilësoi si “Revolucioni Flamingo”, duke argumentuar se përmes narrativave të fabrikuara dhe shpërndarjes së personalizuar, dezinformimi mund të ndikojë te perceptimet dhe reagimet e qytetarëve. Sipas tij, sfida e re për demokracitë nuk lidhet vetëm me censurën, por edhe me “armatimin e fuqisë së shtrirjes”, ndërsa theksoi nevojën për transparencë mbi origjinën, financimin dhe mënyrën e amplifikimit të përmbajtjeve në internet. “Jam i sigurt se e keni ndjekur ose të paktën e njihni të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”. Një narrativë e fabrikuar për një pushtim izraelit të bregdetit...