Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve i zhvilluar në Berat, kreu i qeverisë vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat. Kryeministri në fjalën e tij kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji. “Armiku i padukshëm”, tha ai nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik. “Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen,...