Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë, 15 mln euro investim dhe 400 vende pune
👁13938
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që i hap rrugën shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për të negociuar me shoqëri private, për krijimin e një shoqërie të përbashkët aksionare, e cila do ta përqendrojë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tjerë për Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë në vend. Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. do të mbajë të paktën 40% të aksioneve në shoqërinë e re dhe do të kontribuojë me një sipërfaqe prej të paktën 20.000 m² në pasuri të paluajtshme, e cila do të vihet në përdorim nga shoqëria...