Katër ish-liderët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, Rama: Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar dënimin me një total prej 81 vitesh burg si një “varrosje për së gjalli”. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se vendimi i Gjykatës Speciale ka qenë një nga çështjet më të vështira për të cilat është dashur të flasë, duke e përshkruar situatën si një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët. Sipas kryeministrit, përballë një vendimi të tillë, fjalët duken të pamjaftueshme. Ai e krahasoi dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me një “mort për së gjalli” dhe një “varrosje njerëzish të gjallë”. Rama u ndal edhe te parimi i respektimit të vendimeve gjyqësore, duke thënë se shteti i së drejtës dhe...
Burimi:
ntv.al