KAS nis rinumërimin e votave të PD-ASHM në qarkun Dibër, hapen 42 kuti

KAS nis rinumërimin e votave të PD-ASHM në qarkun Dibër, hapen 42 kuti

Pamje nga numërimi TIRANË- Që prej orës 10.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i rinumërimit për votat preferenciale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madheshtore për qarkun e Dibrës. Numërimi ka nisur pas një vendimi të marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas pretendimit të kandidatit demokrat për deputet, Xhemal Gjunkshit. Ky i fundit pretendon se ka pasur parregullsi dhe i janë vjedhur votat në procesin e numërimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ndaj edhe ka nisur procesi i hapjes së 42 kutive të qarkut Dibër, të cilat do të rinumërohen e do të rivlerësohen....
Burimi: Zeri.ai