‘Karshillëk’ NATO-s? Rusia nis stërvitje të mëdha ushtarake në Detin Baltik

‘Karshillëk’ NATO-s? Rusia nis stërvitje të mëdha ushtarake në Detin Baltik

Rusia ka filluar stërvitje detare “të mëdha” në Detin Baltik, thonë raportet e huaja. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, raporton se stërvitja ka filluar ditën e sotme, por nuk dihet sa do zgjasë. Raportohet gjithashtu se stërvitjet përfshijnë 20 anije luftarake, 3,000 trupa dhe mbështetje ajrore, shkruan A2 CNN. Kjo stërvitje vjen në një kohë kur në Kosovë po mbahet stërvitja ushtarake e NATO-s ‘Defender 25’, ku marrin pjesë trupa nga vende të ndryshme të aleancës. Ende nuk dihet nëse stërvitja ruse po kryhet qëllimisht në të njëjtën datë me stërvitjen e NATO-s, ose thjeshtë ka qenë një rastësi. 
Burimi: Syri.net