Karl Topia, Princi i Arbrit, nip i Mbretit të Francës dhe marrëveshjet historike me Vatikanin

Karl Topia, Princi i Arbrit, nip i Mbretit të Francës dhe marrëveshjet historike me Vatikanin

Më 17 gusht 1386 – Karl Thopia, princi  i Mbretërisë së Shqipërisë, me kryeqendër Durrësin, krijon aleancë me Republikën e Venedikut – ai bie dakord për të marrë pjesë në të gjitha luftërat e Republikës (ose të paguante fonde ndihmëse dhe furnizim me grurë), në shkëmbim për mbrojtjen bregdetare kundër osmanëve. Përveç kësaj, Topia u premtoi tregtarëve venecianë siguri në territorin e tij. Karl Topia ishte biri i Andrea Topias, dhe nëna e tij ishte bijë e Robertit të Napolit, nga shtëpia e njohur Anzhui e Francës. Ngjarja rrodhi kështu: Roberti kishte një vajzë të jashtligjshme, Helen, të cilën ai dëshironte ta martonte me të një fisnik francez në More. Por rrugës,  anija me të cilën ajo po udhëtonte ndeshi me një stuhi dhe u...