Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kuvend projektligjin për ratifikimin e ndryshimeve në Memorandumin e Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë së lundrimit, mbrojtjen e mjedisit detar dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Gjatë fjalës së tij, Karakaçi u shpreh se Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj strategjik në Mesdhe dhe rolit në zhvillimin e transportit detar, ka përgjegjësinë të garantojë që aktiviteti detar të zhvillohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ministri theksoi se zhvillimi i sektorit detar nuk lidhet vetëm me infrastrukturën portuale, por edhe me sigurinë e lundrimit, mbrojtjen e jetës njerëzore dhe...