Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapte me forcë dhe tërhiqte nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis procedimi penal për 33-vjeçarin holandez
Disa pamje shqetësuese të publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës, pasi në to shihet një burrë që kap dhe tërheq për flokësh një vajzë të mitur në rrugë, në prani të një gruaje tjetër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të shfaqur në pamje në ambientet e komisariatit. Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është...