“Kapitulli i Mjedisit është më i vështiri i integrimit”- Ministri Jaupaj: Kostoja shkon në 9.8 miliardë euro, kemi bërë 70% të detyrimeve!

“Kapitulli i Mjedisit është më i vështiri i integrimit”- Ministri Jaupaj: Kostoja shkon në 9.8 miliardë euro, kemi bërë 70% të detyrimeve!

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaron se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, në vjeshtën e vitit 2027. Në një intervistë për “News Line”, Jaupaj e cilësoi këtë kapitull si një nga më sfiduesit në procesin e integrimit europian, për shkak të numrit të madh të detyrimeve ligjore dhe investimeve të nevojshme. Ai bëri të ditur se deri më tani është përshtatur rreth 70% e 400 akteve ligjore dhe nënligjore që kërkohen për harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se për përmbushjen e plotë të kushteve do të nevojitet edhe mbështetja financiare e BE-së, pasi kostoja e parashikuar arrin në 9.8 miliardë euro. Jaupaj u ndal edhe te investimet në furnizimin me ujë të...