Burimi:
Gijotina.com

Kapet me 600 mijë euro kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
👁8940
Guardia di Finanza në Firence ka arrestuar një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme droge dhe para të thata. Sipas mediave lokale: arrestimi u realizua pas një kontrolli të detajuar, pasi autoritetet kishin vërejtur lëvizje të dyshimta me automjetin e tij. Gjatë inspektimit, në makinën e tij u gjetën mbi 15 kilogramë kokainë, të ndarë në 20 blloqe, dhe 12 kilogramë marijuanë. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 37 mijë euro cash. Vlera e drogës në treg, nëse do të hidhej, kapte shumën e 600 mijë eurove. Autoritetet konfiskuan gjithashtu pajisje të specializuara për paketimin...