Kapet me 2.4 kg kokainë, karabinierët i ngritën kurth duke u shtirur si qiramarrës

Kapet me 2.4 kg kokainë, karabinierët i ngritën kurth duke u shtirur si qiramarrës

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Recanati të Italisë, pasi u kap me rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza të gatshme për shpërndarje. Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë së Civitanova Marche, pas hetimeve dhe shërbimeve të posaçme të kryera ndaj të dyshuarit. Sipas autoriteteve italiane, efektivët u paraqitën në një ndërtesë në fazë rikonstruksioni, jo shumë larg spitalit të Recanatit, duke u shtirur si persona të interesuar për ta marrë me qira objektin. Pasi hynë në godinë, karabinierët ndërhynë dhe kryen kontrollin e saj. Gjatë operacionit u gjetën rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e ndarë në doza, si dhe disa peshore precize dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për paketimin...