Kapet drogë në formë çokollatë në Kapshticë, operacioni në vijim

Kapet drogë në formë çokollatë në Kapshticë, operacioni në vijim

Në doganë e Kapshticë të shtunën është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate. Burime nga AMP bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate. Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjendur sasia e lëndës narkotike. Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burimi: Gijotina.com