Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Protestat në disa qytete të Italisë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Roma, Torino, Milano, Firence dhe Bolonja janë ndër qytetet ku janë regjistruar incidente, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie. Në Romë, policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur mjete ujëhedhëse me presion. Ndërkohë, në Torino, demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe shishe në drejtim të forcave të rendit, të cilat janë përgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës. Tensione janë raportuar edhe në Firence, ku protestuesit kanë marshuar drejt zonave tregtare luksoze, si dhe në Bolonja, ku hedhja e shisheve është pasuar nga ndërhyrja e policisë. Në Milano, mijëra studentë kanë dalë në rrugë, ku gjithashtu janë regjistruar përplasje me efektivët. Ndërkohë, në Romë, 43 të rinj...