Kandidatja e PS, Blerina Gjylameti thirrje qytetarëve: Votoni me zemër dhe me mendje

Kandidatja e PS, Blerina Gjylameti thirrje qytetarëve: Votoni me zemër dhe me mendje

Deputetja e Partisë Socialiste dhe kandidate për një tjetër mandat, Blerina Gjylameti ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke votuar për të ardhmen e vendit dhe integrimin europian të Shqipërisë. “Më 11 maj ti vendos se kush do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme, për një Shqipëri 2030, për një Shqipëri në Bashkimin Europian. Voto me zemër, por mbi të gjitha me mendje. Voto Partinë Socialiste, numrin 5, dhe voto Blerina Gjylametin”, shkruan ajo.
Burimi: Kohajone.com