
Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik denoncojnë aferën në Pazarin e Korçës: Tenderi u dha pa garë, ka përfunduar me…
👁2780
Tre kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu, Elvin Bregu dhe Shpëtim Agolli, kanë denoncuar atë që e quajnë një aferë korruptive në rikonstruksionin e Pazarit të Korçës. Sipas tyre, ky projekt është një tjetër rast i shpërdorimit të fondeve publike përmes një tenderi pa garë dhe me fitues të paracaktuar, ashtu si rikonstruksioni i Parkut “Rinia” dhe sheshi pranë kullës “Panorama”. Ata theksojnë se, përveç keqmenaxhimit financiar, Pazari i Korçës është kthyer në një zonë të mbushur me biznese të falimentuara, mbeturina dhe infrastrukturë të dobët që përmbytet me reshjet e para. Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik shprehen se...
Burimi:
Sot.com.al