Kampionati Kombëtar i Boksit futet në kaos, anulohen finalet! Vllaznia shpërthen ndaj Federatës: Ka dhunë dhe presion!

Kampionati Kombëtar i Boksit futet në kaos, anulohen finalet! Vllaznia shpërthen ndaj Federatës: Ka dhunë dhe presion!

Kampionati Kombëtar i Boksit ka dështuar në fazën finale, duke çuar në anulimin e ndeshjeve finale. Klubi kampion në fuqi, Vllaznia, 27 herë kampione kombëtare, ka ngritur akuza të forta ndaj Federatës dhe organizatorëve për dështimin në mbarëvajtjen e aktivitetit. Kryetrajneri Zef Gjoni thotë se gjatë dy ditëve të para të garave ka pasur dhunë, presion dhe tensione, situata që, sipas tij, çuan edhe në largimin e arbitrave nga aktiviteti dhe dështimin e turneut. Gjoni pretendon se ka pasur presione dhe përfshirje të personave të inkriminuar, të cilët, sipas tij, ndikuan në dështimin e Kampionatit Kombëtar. Sipas trajnerëve shkodranë, presionet fillimisht janë ushtruar ndaj boksierëve, më pas ndaj stafeve të ekipeve dhe në fund ndaj arbitrave. Ata deklarojnë se në Pallatin e Sportit në Tiranë...