Kampion që në garën e radhës, Antonelli me këmbë në tokë: Jemi më pranë objektivit
Piloti italian Kimi Antonelli u klasifikua i treti në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Singapor. Tashmë ai është shkëputur 102 pikë në renditje ndaj ndjekësit më të afërt, shokut të tij të skuadrës George Russell. “Në Singapor ishte vërtet e vështirë, por jam i lumtur me këtë vend në podium. Arrita të përfitoj nga dueli mes Hamilton dhe Norris. Është një rezultat i shkëlqyer për ekipin”, deklaroi 19-vjeçari italian që garon për Mercedes. “Nuk po mendoj për mundësinë e sigurimit të titullit në Austin. Për momentin, dua thjesht të përqendrohem që t’i bëj gjërat siç duhet atë fundjavë. Për titullin është folur prej kohësh dhe tani jemi pothuajse aty, shumë pranë tij”, tha Antonelli. Më tej, ai shtoi: “Ndihem pranë objektivit, por...
Burimi:
telesport.al